
Shoqata Shoqėria e Artistėve tė Rinj Modernė ka pėr objekt tė veprimtarisė sė saj organizimin dhe nxitjen e veprimtarisė krijuese nė fushėn e kulturės, artit dhe letrave. Duke vendosur njė marėdhėnie tė ngushtė me qytetarėt, tė bindur se kultura ėshtė njė mjet i domosdoshėm qė lartėson vlerat sociale tė drejtėsisė, tė barazisė dhe integrimit qytetar ajo do tė impenjohet nė fushėn e botimeve dhe shfaqes sė veprave tė shkrimtarėve dhe artistėve tė rinj, publikimin e veprimtarisė krijuese nė organet e shtypit, lehtėsira pėr shkrimtarėt dhe artistėt, mbrojtjen e tė drejtave tė autorit
Ajo bashkon rreth vetes, me vullnet tė lirė, tė gjithė artistėt, pa dallim bindjesh politike e fetare, qė punojnė e luftojnė pėr tė mbajtur gjallė dhe pėr tė shtuar dėshirėn dhe frymėn e artit dhe dijes.
Qėllimi themelor i SH.A.R.M ėshtė tė evidentojė, mbrojė e zhvillojė mė tej arritjet qė kanė tė bėjnė me artin nė cdo fushė tė tij.
SH.A.R.M e shikon tė drejtėn e tė shprehurit artistikisht lirshėm si pjesė e proceseve demokratike nė pėrsosjen e shtetit ligjor, si siguri pėr drejtėsi shoqėrore nėn njė vizion tė qartė pėr detyrat e saj. Ajo detyrat i shikon tė lidhura ngushtė me interesat pėr jetėn demokratike, artistike e kulturore tė shoqėrisė.